1.
Nuk duhet të jap informacione personale si adresa
ime, numri i telefonit, fotografi apo emër të shkollës sime apo
të të tjerëve.
2. Do
t’i tregoj mënjëherë prindërve
nëse marr informacione, nëse marr pjesë në diskutime
apo nëse më arrijnë imazhe që vënë në siklet.
3.Nuk do të pranoj
të takoj dikë që më ka kontaktuar
me Internet pa folur më pare me prindërit
e mi. Duhet që prindërit
e mi të jenë dakort për njË takim në vend publik dhe
që njëri prej tyre të më shoqërojë.
4. Nuk
do t’i përgjigjem mesazheve
të këqija.
Nuk është faji im nëse të tjerët
më dërgojnë mesazhe të tilla.
Do të flas me prindërit e mi që ata
të njoftojnë “serverin” e
atij që ka dërguar mesazhin.
5.Unë do të vendos së bashku me prindërit e mi rregullat për
përdorimin e Internetit nga ana ime ; ditët ku mund të jem « on
line » dhe për sa kohë, cilat janë faqet e sigurta
që mund të vizitoj. Nuk do të kërkoj që të vizitoj
faqe të tjera që e kalojnë cakun e asaj që kanë përcaktuar
prindërit për mua, pa marrë lejen e tyre.
6. Nuk
do t’I jap “password-in” për
në Internet të tjerëve, as shokëve
të mi më të mire.
7.Do të jem një qytetar dhe eksplorues I mire dhe nuk do të bëj
asgjë që mund t’I bëjë keq ndonjë njeriu dhe që mund
të jetë kundër ligjit.